Basketboll

Belgjika bën kërdi ndaj Serbisë në çerekfinale të Eurobasketit për femra

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Belgjikës është në finale të Kampionatit Evropian për femra në kategorinë seniore.

Vashat belge triumfuan në çerekfinale ndaj atyre serbe me diferencë prej plotë 40 pikësh apo 93-53.

Lojtarja e Fenerbahçes, Emma Meesseman ishte fantastike në këtë ndeshje për Belgjikën me shifrat magjike triple-double prej 15 pikëve, 13 kërcime e 10 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Julie Allemand me 15 pikë e 11 asiste dhe Kyara Linskens me 14 pikë.

Te Serbia, vetëm amerikania e natyralizuar Yvonne Anderson, kishte pikë dyshifrore, duke shënuar 20 pikë.

Me këtë fitore, Belgjika kualifikohet në gjysmëfinale të Eurobasketit dhe ku e pret fituesin e ndeshjes, Francë – Mal i Zi. Ndërsa, Serbia përshëndetet nga Eurobasketi. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.