Basketboll

Bardh Rexha konfirmon largimin nga Rahoveci, vërshohet nga ofertat

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më perspektivë në vendin tonë në vitet e fundit, Bardh Rexha ka mbetur lojtar i lirë.

Lajmin për largimin nga Rahoveci e ka konfirmuar vetë lojtari, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale dhe ka falenderuar qytetin e Rahovecit për përkrahjen e dashurinë që i dha për tu zhvilluar si lojtar.

Miq të dashur, ju njoftoj se marrëveshja ime me KB Rahovecin ka përfundu dhe nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin. Falënderoj qytetin tem për dashninë dhe përkrahjen e madhe, e cila më ndihmoi me u rritë shumë si lojtar. Jam i hapur për bashkëpunime të reja pasi që nga tani jam lojtar i lirë”, ka shkruajtur Rexha në Facebook.

AsistiOnline.com ka mësuar se Rexha është bërë target i shumë klubeve të Superligë dhe momentalisht është prej basketbollistëve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Rexha në edicionin që spao përfundoi me Rahovecin, ishte prej lojtarëve kryesorë të ekipit ‘vreshtar’ dhe në veçanti u shqua për luftën e madhe që bënte, duke ‘lënë shpirtin’ në parket për çdo top. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.