Raportohet për arrestimin e ish-referit Daut Mehmeti dhe trajnerit Arbnor Rifati
Prishtinë(AsistiOnline) – Raportimet e fundit nga mediat tona, shkruajnë se janë arrestuar për kurdisje trajneri prizrenas i basketbollit Arbnor Rifati dhe ish-gjyqtari, Daut Mehmeti.
Sipas Koha.net, burime të tyre e kanë konfirmuar arrestimin e emrave të lartëcekur. Derisa mësohet se për ta është bërë edhe kërkesa për paraburgim.
Sipas raportimeve të fundit, të arrestuarit dyshohen për kurdisjen e shumë ndeshjeve të basketbollit. Rifati ka drejtuar gjatë Ponte Prizrenin, përderisa ishte edhe në shtabin teknik të Kosovës.
Ish-gjyqtari Daut Mehmeti është përjashtuar përgjithmonë nga referimi me vendim të FIBA-s. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.