Basketboll

Shqipëria mbetet pa selektor, Bilalli largohet për shkak të borxheve

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll ka mbetur pa selektor.

Kjo pasiqë trajneri i deritanishëm, Afrim Bilalli ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante deri tani.

Nëpërmjet të postimi të shkurtër, Bilalli ka konfirmuar personalisht largimin nga posti i të parit të Kombëtares, duke treguar edhe arsyjet që dërguan deri te ky vendim.

”Për arsyje të mos plotësimit të kushteve të dakordësuara më herët, jam i detyruar të jap dorëheqje nga ekipi kombëtar”, ka shkruajtur Billalli, duke falenderuar edhe të gjithë ata me të cilët ka punuar: ”Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoja me çdokënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.