Basketboll

Ardit Pepaj drejt transferimit te Vëllaznimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e klubit gjakovar të Vëllaznimit duket se po punojnë në heshtje për ta kompletuar rosterin për edicionin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se gjakovarët janë në bisedime të avancuara me Ardit Pepajn dhe ato mund të konkretizohen shumë shpejtë.

Istogasi në dy edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Të kujtojmë se AsistiOnline.com ka raportuar javë më parë edhe për marrëveshjen që kanë arritur gjakovarët me trajnerin lituanez, Audrius Prakuraitis. /AsistiOnline.com/

Vëllaznimi nënshkruan me ish-trajnerin e Bashkimit, Audrius Prakuraitis

Komentet janë të mbyllura.