Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Meti Thaçi është bërë me skuadër të re.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Meti është transferuar tek skuadra e sapo promovuar në elitën gjeorgjiane BC Orbi, e që ka plane të mëdha për sivjet dhe vitet në vijim.
Kalimi i Metit në një ligë të tillë, natyrisht që është sukses i madh, pasiqë në një moshë të tillë besimi i dhënë në një ligë të tillë është privilegj.
Në edicionin e fundit, Meti luajti në elitën maqedonase me skuadrë e Çair 2030, duke qenë prej lojtarëve më meritorë që ekipi vazhdoi qëndrimin aty.
Emri i lojtarit ishte përfolur edhe me një transferim të mundshëm në Kosovë. /AsistiOnline.com/