Basketboll

Minchev me Spartak Plevenin, konfirmohen në ENBL Ligën ndërkombëtare

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev në edicionin e ri të garave me skuadrën bullgare që po e drejton, Spartak Pleven, do të luajnë edhe në gara evropiane.

Ekipi nga Pleveni është konfirmuar sot nga vetë faqja zyrtare e ENBL Ligës, si ekipi më i ri që do të debutojë aty, transmeton AsistiOnline.com

Drejtimin e kësaj skuadre në edicionin e kaluar e kishte marrë ish-trajneri i Trepçës, bullgari Lubomir Minchev me të cilët arriti deri në gjysmëfinale të Kupës.

Në ekipin e Spartak Plevenit luan edhe ish-lojtari i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov që ditë më parë ka vazhduar kontratën me klubin.

Edhe skuadra e Sigal Prishtinës mund të jetë pjesë e ENBL Ligës edhe për edicionin e ri të garave. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.