Basketboll

E motivuar si asnjëherë më parë, Kosova sonte luan për fitore ndaj Zvicrës

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shumë javë pritje e përgatitje të shumta, Përfaqësuesja e Kosovës A, sot zhvillon duelin e parë në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Ekipi ‘dardan’ do të luajë sonte ndeshjen e parë në këtë tur, ku takohet me Kombëtaren e Zvicrës, duke filluar nga ora 20:45 në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.

Në fakt, kjo ndeshje do e hap xhiron e parë të grupit H, ku përveç Kosovës e Zvicrës, bën pjesë edhe ekipi i Danimarkës, shkruan AsistiOnline.com

Kosova në këto parakualifikime hyn me ndryshime rrënjësore në shtabin teknik, të cilin ia ka besuar selektorit të ri nga Izraeli, Rami Hadar.

Drejtuesit e FBK-së, po besojnë që me Hadarin, Kosova do të kalojë këtë kampanjë parakualifikuese dhe do të korr suksesin e shumëpritur.

Selektori izraelit tashmë ka publikuar 12shen e Kosovës, derisa pritet që të jetë një atmosferë e ngrohtë në qytetin e bukur të Prizrenit dhe përkrahjen për Kosovën në tribuna e kanë paralajmëruar edhe tifo-grupi i organizuar ”Dardanët”. /AsistiOnline.com/

Publikohet 12shja e Kosovës ndaj Zvicrës, një mungesë e madhe

Komentet janë të mbyllura.