Trepça do të luajë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, këta janë kundërshtarët e mundshëm…
Prishtinë(AsistiOnline) – Në turneun kualifikues për një vend në grupet e FIBA Europe Cup, Trepça është përcaktuar në vazon e dytë.
Mitrovicasit mund të ndeshen në këtë turne me ekipe tejet të forta, përderisa gjatë gushtit pritet të dihen edhe skuadrat konkrete me të cilat do të përballen mitrovicasit.
Kundërshtarët e mundshëm të Trepçës mund të jenë të renditur si mëposhtë:
Donar Groningen (Holandë)
FC Porto (Portugali)
Egis Kormend (Hungari)
Keravnos BC (Qipro)
BC Parnu Sadam (Estoni)
Casademont Zaragoza (Spanjë)
Kataja Basket (Finlandë)
Anorthosis Famagusta (Qipro)
BK KVIS Pardubice (Repubika Ceke)
Tindastoll (Islandë)
Nevezis-Optibet (Lituani)
BC Rabotnicki Skopje (Maqedoni e Veriut)
BC Feniks 2010 (Maqedoni e Veriut)
Boras Basket (Suedi).
Sivjet do të organizohen gjashtë turne kualifikues, ku në secilin prej tyre do të luajnë në kualifikime nga katër ekipe. Formati i sheh skuadrat që luajnë me njëra-tjetrën dhe me fituesin e çdo turneu kualifikues i cili kalon në fazën e grupeve të stinorit të rregullt.
Këtë sezon të rregullt në FIBA Europe Cup do të luajnë edhe klubet më të mira të renditura në vendet e dytë nga turnetë kualifikuese.
Shorti për sezonin e rregullt dhe kualifikues të garës, do të hidhet në Mynih të Gjermanisë të martën më 8 gusht.
_________________
Skuadra e Trepçës është regjistruar zyrtarisht për pjesëmarrje në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.
Faqja zyrtare e garës ka njoftuar para pak minutash klubet që do të marrin pjesë në sezonin 2023-24.
Gjithsej 35 klube që përfaqësojnë 23 Federatat Kombëtare u regjistruan për të marrë pjesë në edicionin e nëntë të këtij kompeticioni evropian. Prej tyre, 13 klube janë vendosur direkt në sezonin e rregullt, ndërsa 22 klubet e mbetura, përfshirë edhe Trepçën, do të garojnë në kualifikueset.
Lajmi përditësohet pas pak edhe me informata tjera..
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.