Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Kosova U16 mposhtet thellë nga Qipro, befasi mos-arritja në finale – AsistiOnline
Basketboll

Kosova U16 mposhtet thellë nga Qipro, befasi mos-arritja në finale

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U16 te meshkujt është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Divizionin C i cili po mbahet në Prishtinë.

Djelmoshat e rinj nga Kosova u mposhtën në gjysmëfinale nga Qipro me rezultat 49-74.

Mal Tusuni kishte 12 pikë te Kosova në këtë takim, derisa Ben Basha e Lis Bnishi shtuan nga 10 sosh.

Ishte pritur që Kosova në këtë Evropian të triumfojë dhe të kalojë në Divizionin B, por nuk ia arriti qëllimit dhe kështu mbetet aty ku është.

Nesër, Kosova e zhvillon duelin e fundit ndaj Andorës i vlefshëm për vendin e tretë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.