Basketboll

Kosova U16 (M) mposhtet thellë edhe nga Andora, s’arrin as vendin e tretë në Divizionin C

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U16 te meshkujt ka pësuar sonte edhe një disfatë të thellë në ditën e fundit të Kampionatit Evropian C për meshkujt i cili u mbajt në Prishtinë.

Djelmoshat e rinj të Kosovës u mposhtën nga Andora me rezultat 59-97, në garë për vendin e tretë, por që nuk ia arritën qëllimit, madje nuk ishin as afër.

Drin Tafilaj me 18 pikë, Lis Bnishi me 15 dhe Erdin Abazxhik me 10 sosh, ishin tre lojtarët që realizuan pikë dyshifrore te Kosova sot.

Me këtë disfatë, Kosova U16 te meshkujt e mbylli Kampionatin Evropian të Divizionit C në pozitën e katërt dhe nuk arrin të ngjitet në një Divizion më lartë edhe pse në letër ishte pritur një gjë e tillë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.