Basketboll

Kosova U18 te meshkujt mposhtet pas vazhdimeve nga Zvicra

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U18 te meshkujt e ka pësuar edhe humbjen e radhës në Kampionatin Evropian të Divizionit B i cili po mbahet në Portugali.

Djemtë tanë sot pësuar nga Zvicra me rezultat final tepër të ngushtë 84-85 dhe atë pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 70-70.

Jon Ismajli e Rron Dahsyla kishin nga 23 pikë te Kosova sot.

Ekipi i Kosovës pati ndeshje fantastike në çerekun e tretë dhe të katërt, duke dërguar ndeshjen në vazhdime pas treshes se realizuar në sekondat e fundit nga Jon Ismajli i cili barazoi rezultatin e ndeshjes në 70:70, derisa në vazhdime ekipi ishte pa fat dhe pësoi.

Kundërshtari i radhës i Kosovës për rangim përfundimtar ende nuk është caktuar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.