Dy mundësitë e Kosovës që ti arrijë kualifikimet
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova sot e fitoi duelin jetik ndaj Zvicrës për të mbetur në ‘luftë’ për ti arritur kualifikimet e Eurobasket 2025.
Por, si qëndron shansi për kualifikim?
Momentalisht, ekipi i ynë ka po aq fitore sa Danimarka (2-2), por ne kemi edhe një disfatë dhe atë pikërisht ndaj danezëve, rivalë direkt për fitimin e grupit. Derisa, danezët kanë edhe një ndeshje më pak ndaj Zvicrës që e luajnë mesjavën që po vjen, shkruan AsistiOnline.com
Ekzistojnë dy mundësi që Kosova ta fitojë këtë grup.
Në rast fitore të danezëve ndaj Zvicrës, Kosova duhet ta mposht Danimarkën në xhiron e fundit të grupit me 8 pikë dallim, pasi në ndeshjen e parë ndaj Danimarkës, kemi pësuar me 7 pikë dallim (82-75) dhe duhet që ta kompenzojmë minusin e pikëve me patjetër.
Në variantin e dytë, nëse Zvicra e mposht Danimarkën në këtë mesjavë, pastaj neve na mjafton një fitore qoftë edhe me një (1) pikë dallim, për ta fituar grupin dhe për ti arritur kualifikimet.
Deri me 5 gusht, shpresojmë që Kosova ta fitojë grupin në variantin e dytë, por ne duhet të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm dhe të mos i lëmë asgjë rastit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.