Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Kosova fiton ndaj Zvicrës pas një lufte të madhe, në Prizren pritet të vendoset kualifikimi – AsistiOnline
Basketboll

Kosova fiton ndaj Zvicrës pas një lufte të madhe, në Prizren pritet të vendoset kualifikimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A e ka fituar duelin jetik ndaj Zvicrës në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Pas një lufte të madhe dhe fundi dramatik, djemtë tanë e fituan ndeshjen ndaj Zvicrës me rezultat përfundimtar 72-76.

Gjatë tërë ndeshjes rrjedha ishte tepër e ngushtë me zvicranët që pothuajse kishin posedimin e rezultatit në shumicën e kohës dhe fituan tri periodat e para ngushtë (21-20, 18-15, 22-21), derisa Kosova e fitoi periodën e fundit vendimtare (11-20), falë një lufte të madhe të lojtarëve, duke siguruar fitoren jetike e cila e mban në garë për ti arritur kualifikimet.

Dominic Artis ishte lojtari më i dalluar te Kosova sot me 22 pikë, por shtuar edhe 6 kërcime, 4 asiste e plotë 4 vjedhje topash, derisa kontribut tepër të madh dha edhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e 8 kërcime, por nuk mungoi as kontributi i kapitenit Dardan Berisha që shtoi 14 pikë.

Te Zvicra s’mjaftuan për fitore, Brunelle Tutonda me 15 pikë e Yanic Niederhauser me 14 sosh.

Me këtë fitore, Kosova ka 2 fitore e 1 humbje në grupin H të parakualifikimeve, derisa Zvicra pësoi edhe disfatën e tretë nga 3 ndeshje dhe eliminohet.

Duelin e fundit në këtë grup, Kosova e zhvillon me 5 gusht ndaj Danimarkës në Prizren, aty ku palestra ”Sezai Surroi” duhet të jetë e mbushur me publik për të arritur qëllimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.