Basketboll

Danimarka e kryen punën ndaj Zvicrës, do të vendos koshdallimi në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Danimarkës e ka arritur edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje në grupin parakualifikues për Eurobasket 2025.

Danezët kanë triumfuar ndaj Zvicrës me shifrat e thella 94-81.

Euroligë lojtari, Iffe Luindberg ishte më i dalluari edhe sot te Danimarka me 22 pikë, 4 kërcime 3 asiste e 2 vjedhje topash, derisa pikë dyshifrore realizuan edhe pesë lojtarë tjerë: Bakary Dibba me 14, Dane Erikstrup me 13, Mads Sturup e Jonas Zohore me nga 12 pikë, si dhe Darko Jukic me 10 sosh.

Zvicra është eliminuar nga këto parakualifikime dhe Kosova e Danimarka po luftojnë për pozitën e parë.

Të kujtojmë se të shtunën, Kosova e pret Danimarkën në ”Sezai Surroi” të Prizrenit dhe për tu kualifikuar na duhet fitore me 8 pikë diferencë, pasi në ndeshjen e parë në Danimarkë, na patën mposhtur me 7 pikë dallim dhe në këtë rast llogaritet koshdallimi.

Dueli mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 20:45 e Dardanëve ju duhet përkrahje e madhe nga publiku kosovar, për ti arritur kualifikimet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.