Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Dy amerikanët që fituan pasaportë të Kosovës, bëhen me skuadra të reja në Evropë – AsistiOnline
Basketboll

Dy amerikanët që fituan pasaportë të Kosovës, bëhen me skuadra të reja në Evropë

Prishtinë(AsistiOnline) – Në dhjetë vitet e fundit Federata e Basketbollit të Kosovës ka natyralizuar plotë gjashtë basketbollistë për ti shërbyer Përfaqësueses A.

Për fat të keq këta lojtarë i kanë shërbyer shumë pak ekipit të Kosovës dhe në pak ndeshje, ku secili prej tyre ka luajtur në 1-2 apo maksimalisht 3 grumbullime, shkruan AsistiOnline.com

Nisur me Justin Doellman, vazhduar me Shawn Jones, Scott Bamforth, Malcolm Armstead, Divine Myles e krejt së fundmi me Dominic Artis, vështirë që ndonjë shtet në Evropë të ketë natyralizuar më shumë lojtarë se Kosova, në një periudhë kaq të shkurtër, në më pak se një dekadë.

Ndër të parët te Kosova si të natyralizuar ishin: Shawn Jones dhe Scott Bamforth, që të dy amerikanë dhe që kanë bërë karrierë goxha të madhe në Evropë.

Së fundmi, sikurse Jones ashtu edhe Bamforth kanë gjetur ekipe të reja për edicionin e ri i cili nis mes shtatorit e tetorit.

Shawn Jones ka nënshkruajtur në Slloveni për ekipin e Cedevita Olimpijës që luan rregullisht në ABA Ligë dhe prej vitesh krijon ekip rivalizues edhe për play off në ligën e fortë rajonale që dërgon fituesin në Euroligë.

Në anën tjetër edhe Scott Bamforth është transferuar në ligë të fortë si Serie A e Italisë dhe do të vazhdojë karrierën te Pesaro.

Nga ish-reprezentuesit e Kosovës, hajrin pasaportës tonë ia ka parë edhe Malcolm Armstead që deri tani ka bërë karrierë te Prishtina, Peja dhe Ylli, sivjet amerikano-kosovari është rikthyer te Peja dhe do të luajë me verdhezinjët.

Në anën tjetër edhe Divine Myles e kishte shfrytëzuar për një sezon pasaportën kosovare, duke u paraqitur si vendor te Ponte Prizreni. Myles, momentalisht nuk është i angazhuar në asnjë skuadër dhe në edicionin e fundit ishte paraqitur me Braunschweig në Bundesligën gjermane.

Sa i përket të natyralizuarit të fundit i cili luajti gjatë kësaj vere me Kosovën, Dominic Artis për stinorin e ri është transferuar tek ekipi i sapo promovuar në Superligën e Turqisë në Bodrum te Çagdasi. /AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.