Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Jeremy Harris lojtari i parë i huaj te Bashkimi – AsistiOnline
Basketboll

Jeremy Harris lojtari i parë i huaj te Bashkimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka prezantuar lojtarin e parë të huaj për stinorin e ri.
Jeremy Tyler Harris i gjatë 201centimetra dhe që luan në pozitat 3/4, është transferi i parë i prizrenasve.

”E kemi kënaqësinë të ju njoftojmë së menaxhmeti i klubit tonë, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin, Jeremy Tyler Harris, 201cm i gjatë me pasaportë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.

Lojtari në fjalë karrierën e ka zhvilluar kryesisht në Kanadanë e largët (NBL), ku në edicionin e kaluar në 28 ndeshje të zhvilluara kishte mesatare prej 22.6 pikë, 7.5 kërcime, 2.1 asiste dhe 1.3 vjedhje të topave.

Përveç Kanadasë, Harris ka bërë karrierë edhe në Suedi me Boras me mesatare prej 12.4 pikëve e 5.2 kërcimeve dhe në Hungari me Atomeromu me 6.9 pikë e 4.4 kërcime.

/AsistiOnline.com/
//

Komentet janë të mbyllura.