Bashkimi dhe Morina vazhdojnë bashkëpunimin

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Altin Morina do të mbetet edhe për një stinor te Bashkimi.

Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e klubit prizrenas, duke bërë me dije vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarin në fjalë.

”Jemi te kënaqur të ju njofojmë se menaxhmenti i Klubit ka vazhduar bashkëpunimin me lojtarin e qytetit të Prizrenit me Altin Morinen i cili do jetë njeri ndër shtyllat kryesore të skuadres tonë këtë edicion 2023/2024”, shkruan njoftimi i klubit.
Bashkimi deri tani ka prezantuar edhe disa transfere të reja si Valmir Kakrukin, Samir Zekiqin, Dren Dedushajn e Altin Gashin. /AsistiOnline.com/