Basketboll

Josip Plantak emërohet ndihmës i Prakuraitis te Vëllaznimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi po vazhdon me kompletimin e skuadrës jo vetëm me lojtarë, por edhe shtab teknik.

Gjakovarët sonte kanë publikuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin, Josipl Plantak i cili do ti asistojë Audrius Prakuraitisit si asistent i parë.

”Josip Plantak do të jetë pjesë e klubit tonë edhe gjatë sezonit 2023/2024. Ai do t’i bashkohet stafit teknik i cili drejtohet nga Audrius Prakuraitis dhe roli i tij do të jetë ai i asistentit të parë të trajnerit. Plantak njeh mirë kulturën e basketbollit në Gjakovë dhe ai krahas punës me kryetrajnerin Prakuraitis, do të angazhohet edhe me grupmoshat e KB Vëllaznimi duke u angazhuar që nga akademia jonë e basketbollit të dalin yjet e ardhshme të basketbollit shqiptar”, shkruan në njoftimin e Vëllaznimit. /AsistiOnline.com/
Vëllaznimi deri tani ka kompletuar radhët e veta me lojtarë vendorë, teksa është duke punuar edhe për të huajt. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.