Basketboll

Prishtina në grupin A të ENBL Ligës, kundërshtar ish ekipi i Urbonas dhe ekipi aktual i Minchevit

Prishtinë(AsistiOnline) – Kompeticioni ndërkombëtar ENBL League, ka njoftuar sot se janë ndarë në dy grupe ekipet të cilat do të marrin pjesë në edicionin e sivjetm.

Ekipi i Prishtinës gjendet në grupin A dhe përballë do të ketë ekipe mjaftë të forta nga shtete si Lituania, Izraeli, Britania e Madhe, Polonia, Holanda, Bullgaria dhe Estonia.

Në këtë grup, Prishtina do të ketë kundërshtarë Bristol Flyers nga Anglia, Hapoel Beer Sheva nga Izraeli, Landstede Hammers Zwolle nga Holanda, Polski Cukier Start Lublin nga Polonia, Spartak Pleven nga Bullgaria, Tartu Ulikool nga Estonia dhe Juventus Utena nga Lituania.

Pra, në fazën e grupeve Prishtina do ta ketë kundërshtar ish-ekipin e trajnerit aktual të tyre, Zydrunas Urbonas, Juventus Utena dhe ekipin aktual të ish-trajnerit të Trepçës, Lubomir Minchev, Spartak Pleven.

Klubi prishtinas sot ka njoftuar se ka kryer edhe testet mjekësore në të gjithë ekipin, ndërsa ka bërë me dije se ka në mesin e lojtarëve që nuk ia kanë dalë në tentimin e parë që t’i kalojnë ato. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.