Basketboll

Brazili e mposht Kanadanë, derbit i fitojnë edhe Sllovenia, Lituania e Puerto Rico

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur dita e parë e fazës së dytë për ekipiet që po e kërkojnë çerekfinalen e Kampionatit Botëror.

Puerto Rico e fitoi duelin ndaj Republikës Dominikane me rezultat final 97-102 dhe barazoi fitoret në 3-3-3-3 me Serbinë, Italinë e Republikën Dominikane.

Sllovenia arriti ta mposht Australinë me rezultatin 91-80 dhe poashtu barazoi fitoret me Gjermaninë, duke lënë mrapa Australinë e Gjeorgjinë që kanë vetëm nga 2 fitore në grup.

Lituania triumfoi bindshëm ndaj Greqisë 92-67 dhe së bashku me USA-në kanë bilanc 100% me nga 4 fitore, duke lënë mbrapa Malin e Zi dhe Greqinë.

Derisa, Brazili e fitoi derbin dramatik ndaj Kanadasë 65-68 dhe u barazua me fitore me grupin e ‘vdekjes’ së bashku me Spanjën, Kanadanë e Letoninë, ku që të gjitha kanë nga katër fitore.

Në xhiron e dytë, Brazili takohet me Letoninë, Kanadaja ndeshet me USA-në, Republika Dominikane me Serbinë, Sllovenia luan ndaj Gjermanisë, Italia me Puerto Ricon, Australia me Gjeorgjinë, Greqia me Malin e Zi dhe Amerika me Lituaninë.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.