Under Header

spot_img

Trepça dhe Peja sonte zhvilluan miqësore

spot_img
spot_img

Prishtin(AsistiOnline) – Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës sonte zhvilluan ndeshje miqësore në Mitrovicë.

Dy skuadrat që edhe sivjet pritet të luftojnë për trofe në basketbollin kosovar, janë takuar në ”Minatori” dhe ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 93-93.

Pjesa e parë sipas informacioneve të AsistiOnline.com ishte mbyllur me epërsi dyshifrore të ekipit pejan e që më pas mitrovicasit kishin arritur të rikthehen në lojë.

Të dy trajnerët në këtë ndeshje i kanë testuar të gjithë lojtarët me ekipet që tashmë duket se janë kompletuar me rostere.

Peja sivjet do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ashtu sikurse Trepça, por në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

/AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds