Basketboll

Kanadaja eliminohet në gjysmëfinale, një shtet jo i dëshiruar në finale

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanadaja është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2023.

Ekipi kanadez u mposht nga Serbia me shifrat 95-86 dhe këta të fundit do të luajnë në finale tashmë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte vendimtare në këtë duel me serbët që fituan dy periodat e para (23-15, 29-24), derisa Kanadaja fitoi tepër ngushtë dy periodat e fundit (23-24, 20-23), por që s’luajtën rol asgjë në fund.

RJ Barret me 23 pikë e Dillon Brooks me 16 sosh, ishin pikëshënuesit kryesorë te Kanadaja sot.

Te serbët, Bogdan Bogdanovic kishte 23 pikë e Ognjen Dobriç 16 sosh.

Në finale, Serbia takohet me fituesin e duelit mes SHBA-ve dhe Gjermanisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.