Sllovenia mposht Italinë dhe e e mbyll Botërorin si e shtata

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia e ka fituar duelin ndaj Italisë për pozitën e shtatë në Kampionatin Botëror 2023.

Ekipi slloven triumfoi ndaj italianëve me shifrat e ngushta 85-89.

Luka Donçiq edhe sot ishte më i dalluari në rradhët e sllovenëve me plotë 29 pikë, 10 kërcime e 8 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Mike Tobey me 12 pikë e Zoran Dragiç me 10 sosh.

Te Italia, Marco Spissu kishte 22 pikë e Simone Fontecchio 16 sosh.

Me këtë fitore, Sllovenia e mbylli Kampionatin Botëror me fitore dhe si e shtata, derisa Italia e mbylli në pozitën e tetë.

/AsistiOnline.com/