Basketboll

El Clasico sot në në gjysmëfinalen e parë të Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen dy sfidat gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Dy rivalët e përbetuar, Sigal Prishtina dhe Trepça do të takohen në ”13 Qershori” për të kërkuar fitoren dhe finalen e madhe edhe pse kjo sfidë vlerësohet si finale para finales.

Në çerekfinale, Prishtina triumfoi ndaj Istogut për të arritur fazën e dytë të turneut e Trepça mposhti thellë Bashkimin dhe arriti në këtë pikë me shumë meritë.

Të kujtojmë se në vitet e fundit këto dy ekipe janë ballafaquar shpesh në fazat finale, Prishtina pikërisht në Superkupë e kishte mposhtur Trepçën në edicionin e kaluar, derisa Trepça ju ishte kundërpërgjigjur në finale të Kupës dhe në gjysmëfinale të ”play off”-it.

Sfida e sotme fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion dhe platformat e tjera televizive vendore e NimiTv për shqiptarët anë e kënd botës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.