Basketboll

Kundërshtarët dhe orari i kampiones së Kosovës në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja sivjet do të luajë në fazën grupore të kompeticionit ndërkombëtar evropian, FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi sivjet luajti në kualifikimet e Ligës së Kampionëve duke u eliminuar nga Bakken Bears dhe kështu automatikisht kaloi në fazën e parë të FEC, shkruan AsistiOnline.com

Ashtu siç edhe ishte pritur, sot janë zyrtarizuar tre kundërshtarët e pejanëve në këtë garë.

Peja do të ketë përballë ekipet si Chemnitz nga Gjermania me të cilët takohet me 18 tetor në ndeshjen e parë, derisa në duelin e dytë të fazës grupore ndeshet me Heroes Den Boschin nga Holanda me 25 tetor në ”Karagaç”.

Me 1 nëntor, Peja i shkon ekipit polak, Spojnia Stargard e me 8 nëntor verdhezinjët e luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Chemnitzit në ”Karagaç”.

Me 15 nëntor, pejanët udhëtojnë drejt Holandës për ta luajtur duelin e kthimit ndaj Heroes Den Bosch.

Dhe krejt në fund, kjo fazë grupore mbyllet në ”Karagaç” me 22 nëntor ku Peja e pret ekipin polak të Spojnia Stargrad.

Shpresojmë në paraqitje dinjitoze dhe fat të mirë për ekipin kosovar.

/AsistiOnline.com/Mund të jetë një imazh i basketboll dhe teksti që thotë "GROUP BASKET KAUHAJOKI GROUP B ANWIL WLOCLAWEK GROUP PETROLINA AEK BC CSU SIBIU GROUP D BAHCESEHIR C+ SPORTING CP JONAVA cBeT BALKAN BOTEVGRAD BASKET WINNER ZLATO ARCONIC-ALBA FEHERVAR GLADIATORS ERA NYMBURK GROUP E NORRKOPING WINNER FEC WINNER BAKKEN BEARS WINNER FEC TB FIBA EUROPE CUP LUCKY LOSER GROUP MOTORS ZIONA HAPPY CASA BRINDISI REGULAR SEASON 2023 2024 GROUP KALEV/ CRAMO WINNER FECQTG GROUP CSU ORADEA ZZLEIDEN GROUP HAPOEL GALIL ELION LEGIA WARSZAWA BG GOTTINGEN GROUP HEROES DEN BOSCH PATRIOTI BCM GRAVELI DUNKERQUE WINNER FEC PALLACANESTRO VARESE NINERS CHEMNITZ WINNER FEC TSU TBILISI PGE SPOJNIA STARGARD LOSER PEJA"

 

Komentet janë të mbyllura.