Basketboll

Zgjedhet kryetari dhe kryesia e re e KB Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Bashkimi është bërë me strukturë të re drejtuese.

Portokallinjët kanë njoftuar sonte në faqen zyrtare të klubit se kanë zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re, pas dorëheqjes së Tyrhan Kosovës.

Në këtë kuvend të jashtëzakonshëm të Bashkimit, në mënyrë unanime është votuar për Kryetar të klubit z.Astrit Martinaj.

Sipas faqes zyrtare, z.Martinaj i falenderoi të gjithë kuvendarët për votën e dhënë ku theksoi se perveç privilegjit të cilën e jep kjo pozitë, e ndien si detyrë për të kontribuar në kthim të klubit të qytetit në vendin ku e meriton në Superligën e Kosovës.

Në këtë kuvend janë përzgjedhur edhe anëtarët e bordit: Alajdin Fusha, Fati Namlegjiu, Kushtrim Kabashi, Yll Hoxha, Alban Nushi, Fati Fusha e Haris Talo.

Sipas një hulumtimi që ka bërë AsistiOnline.com, pothuajse të gjithë emrat e lartëcekur merren me veprimtari biznesi dhe mbetet të shihet se si do të funksionojë Bashkimi nën drejtimin e tyre.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.