Basketboll

Trepça sot synon kalimin e pengesës së parë në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi ynë kosovar, Trepça sot do ta nis aventurën evropianine në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit do të ndeshen në sfidën e parë kualifikuese me skuadrën islandese, Tindastoll.

Në ndeshjen e parë, Tindastolli dje e ka mposhtur ekipin nikoqir të turneut, Parnu, që njëherazit do jetë kundërshtar i nesërm i Trepçës.

Trepça synon fillimisht që sonte ta mposht Tindastollin dhe me fitore eventuale nesër ndaj Parnu, të arrijë grupet e FIBA Europe Cup.

Ndeshja e sontme e Trepçës me estonezët nis nga ora 18:00 dhe linku i ndeshjes publikohet pak para fillimit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.