Java e tretë në Prince Caffe Superligë pritet të dhurojë sfida shumë interesante.
Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepcës, por kjo sfidë do të zhvillohet të enjten me pajtimin e dy klubeve. Ky është një ballafaqim mes kampiones dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës, si dhe dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me nga dy fitore në dy ndeshje.
Takimi hapës i kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pasi e nisën me dy humbje.
Sfidë shumë me interes është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.
Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.
Java 3-Prince Caffe Superliga
E shtunë
19:00 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
19:00 Istogu – Bashkimi
E enjte
18:00 Peja – Trepça
Komentet janë të mbyllura.