Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Rodney Purvis është bërë me ekip të ri.
Plejmejkeri që në Kosovë luajti te Trepça e Peja, është transferuar në elitën bullgare ku për trajner do ta ketë njeriun me të cilin punoi edhe te Trepça, Lubomir Minchev.
Ekipi i Spartak Plevenit e ka prezantuar para pak minutash, Purvisin, si një transferim me shumë bujë dhe nga i cili presin shumë.
Te Spartak Pleveni luajnë edhe basketbollistë të tjerë që luajtën në të kaluarën në Kosovë, duke nisur nga Stanimir Marinov (Prishtina), Julien Lewis (Bashkimi) e Andrew Gordon (Trepça).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.