Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka publikuar 12shen e lojtarëve para përballjes së sotme me ekipin e Golden Eagle Yllit.
Ndeshja që fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova, është e vlefshme për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës, transmeton AsistiOnline.com
Nga basketbollistët vendorë te Prishtina sot luajnë: Art Hajdari, Fisnik Rugova, Dardan Berisha, Visar Ejupi, Engjëll Gorçaj, Muhamedali Janjeva, Lejson & Jetmir Zeqiri. Ndërsa nga të huajt paraqiten, Derrick Wilson, Tyron Harris, Shaheed Davis dhe i rikthyeri nga lëndimi, Steven Davis.
Jashtë 12shes sot është lënë qendra amerikane, Nick Ward, gjersa mungon edhe basketbollisti vendor, Alban Veseli. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.