Basketboll

Bashkimi dhe Jacobson ndërprejnë bashkëpunimin, lojtarja transferohet te kjo skuadër…

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi në konkurrencën e femrave ka ndarë rrugët me njërën nga lojtaret e huaja.

Pas tri ndeshjeve, dy në Superkupë dhe njërën në ligë, klubi portokalli ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndarë rrugët me amerikanen, Sophia Jacobsson.

Lojtarja në fjalë erdhi në Kosovë, pas një stinori perfekt në edicionin e kaluar me Flamurtarin, por duket se te Bashkimi nuk arriti të komponohet me ekipin.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Jacobson tashmë ka nënshkruar me Partizanin e Tiranës, duke u rikthyer në basketbollin shqiptar. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.