Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi vazhdon të shtojë lojtarë të rinj në skuadër.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, gjakovarët janë afër marrëveshjes me lojtarin e pozitave 1/2, Myreon Jones i cili është i gjatë 190 centimetra.
Për Jones, Gjakova pritet të jetë aventura e parë jashtë SHBA-ve pasi deri tani ka luajtur në kolegje fillimisht me ”Penn State Nittany Lions” në tri edicione.
Në edicionin e fundit, 23 vjeçari u paraqit me ”Florida Gators” e në stinorin e fundit u paraqit me 5.5 pikë, 3.4 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.
Nga Vëllaznimi pritet të largohet amerikani, Jalon Andrews.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.