Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës e ka publikuar informatorin e xhiros së tretë nga Superliga e meshkujve.
Në dënimet e shqiptuara përpos klubeve dhe akterëve të tyre, bien në sy edhe dy dënimet për gjyqtarin kryesor dhe komisionerin e duelit, Istogu – Bashkimi.
Burim Kosh, vëzhgues i ndeshjes Istogu – Bashkimi, konform nenit 56.1, është dënuar me 2 ndeshje mos delegim.
Derisa me 2 ndeshje mos delegim është deleguar edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes së njejtë, Genc Vitaku.
Neni konfirm të cilit janë dënuar zyrtarët e FBK-së e precizon si kryerje e papërgjegjshme e detyrës, mos zbatimi i udhëzimeve dhe vendimeve të Komesarit të Garave, Komisionit të Garave, Propozicioneve të Garave, rregullave zyrtare të lojës.
Përpos dy zyrtarëve të FBK-së, nga kjo xhiro janë dënuar edhe trajneri i Prizrenit, Tuncaj Bostanci me 150 euro gjobë.
Sigal Prishtina është dënuar me gjobë në total 1500 euro dhe Istogu është dënuar poashtu me 500 euro.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.