Basketboll

FIBA pezullon ndeshjen e Trepçës ndaj Galil Elion, shkak lufta në Izrael

FIBA Evropa ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e skuadrave izraelite në garat evropiane janë pezulluar për momentin, për shkak të situatës në Izrael.

Kështu është pezulluar për momentin edhe sfida Hapoel Galil Elion-Trepça, e planifikuar të zhvillohej më 18 tetor.

Përballja e parë dhe historike për klubin mitrovicas do të jetë kundër ZZ Leiden nga Holanda më 25 tetor në “Minatori”.

Kjo është hera e parë që ‘Xehetarët’ janë pjesëmarrës të grupeve në FIBA Europe Cup. Në grupe do të luajë edhe kampionia e Kosovës, Peja.

 

Komentet janë të mbyllura.