Basketboll

Istogu prezanton alo-qendër amerikane

Prishtinë(AsistiOnline) – istogu e ka prezantuar sot edhe një lojtar të ri të huaj për ekipin.

Klubi ka njoftuar për marrëveshje me alo-qendrën amerikane, Tyrese Prince.

Lojtari në fjalë është i gjatë rreth dy metra dhe në dy edicionet e fundit ka luajtur me kolegjin amerikan nga NCAA3 ”UNIVERSITY OF MARY HARDIN-BAYLOR CRUSADERS”.

Në 29 ndeshje me kolegjin në fjalë, Prince u paraqit me mesatare prej 17.7 pikëve e 6.5 kërcime e 3.7 asiste.

Lojtari në fjalë ka luajtur një sezon edhe me kolegjin ”Centenary (LA) Gentlemen”.

Të kujtojmë se në javën e kaluar Istogu arriti fitoren e parë dhe historike në Superligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.