Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar xhiro e parë e fazës grupore të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.
Ekipi kosovar i Pejës mbrëmë pësoi nga Chemnitzi i Gjermanisë me rezultatin 98-72.
Derisa, në grupin e Pejës, ekipi polak Spojnia Stargard e nisi me fitore duke triumfuar në udhëtim te Den Boschi 89-92 dhe mund të themi se ishte një lloj befasie pasi ishte pritur fitore e holandezëve të Hagës.
Në anën tjetër, skuadra tjetër kosovare Trepça këtë xhiro pushoi pas Galil Elioni momentalisht nuk është i gatshëm për të zhvilluar ndeshje për shkak të luftës që po ndodh në vendin e tyre.
Por, dy kundërshtarët e tjerë të grupit luajtën mes vete e ku fitoi skuadra e Leidenit që mposhti favoritët në letër të Gravelines 77-69 dhe tregoi se në këtë grup asgjë nuk do të dihet deri në fund.
Në javën tjetër, Peja e pret Den Boschin e Trepça i bën ‘konak’ Leidenit. Dy përballje poashtu të vështira për dy skuadrat tona.
Spojnia e pret Chemnitzin në Poloni në një super-ndeshje.
Derisa, Gravelines pritet të pushojë pasi kishte ndeshje me Galil Elionin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.