Basketboll

Pas xhiros së pestë, të gjitha skuadrat e Superligës minimum me nga një fitore

Prishtinë(AsistiOnline) – Në vikendin që lamë pas u mbyll edhe xhiro e pestë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan të shtunën dhe të dielën, gjersa nuk pati asnjë befasi.

Trepça e fitoi përballjen ndaj PC Prizrenit të zhvilluar në ”Sezai Surroi” edhe pse këta të fundit rezistuan shumë, por në fund Trepça fitoi me meritë.

Vëllaznimi iu gëzua fitores së parë të stinorit, duke përmbysur Golden Eagle Yllin nga +17 epërsi sa kishin therandasit, për të fituar në fund me tri pikë dallim.

Fitore në derbin e xhiros arriti Sigal Prishtina që e mposhti Bashkimin edhe pse me shumë telashe dhe me vetëm dy pikë dallim, por ia arriti qëllimit.

Në ndeshjen e fundit të xhiros, kampionia aktuale Peja fitoi lehtë ndaj Istogut dhe arriti të mbajë primatin e ekipit të vetë pa humbje në Superligë pas pesë xhirove.

Në javën e ardhshme takohen:

Bashkimi – Trepça
Ylli – Prizreni
Istogu – Vëllaznimi
Prishtina – Peja.

Tabela aktuale:

 

Komentet janë të mbyllura.