Basketboll

Peja e Trepça nesër zhvillojnë ndeshjet vendase në grupet e FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër zhvillohet raundi i dytë i fazës grupore të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Dy skuadrat kosovare që sivjet po luajnë këtu, i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi në ”Karagaç” dhe ”Minatori” me çka edhe do të tentojnë në maksimum fitoret.

Peja e pret ekipin holandez të Den Boschit me fillim nga ora 19:00 dhe dueli transmetohet direkt në Artsport.

Derisa në po të njejtën kohë, veçse në Mitrovicë Trepça e pret skuadrën tjetër holandeze, Leiden. Sfida transmetohet direkt në KSport.

Vlen të ceket se vitin e kaluar, Peja ishte fituese e titullit kampion, ndërsa nënkampione mbeti Trepça e në Holandë, Leideni është fitues i titullit, derisa Den Boschi u eliminua në gjysmëfinale nga Donar Groningeni. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.