Basketboll

Kampionia aktuale e Kosovës ndaj Den Boschit sonte në “Karagaç”

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja tjetër e një skuadre kosovare në garat evropiane, zhvillohet poashtu sonte.

Peja në “Karagaç” e mirëpret njërën prej ekipeve më të suksesshme në Holandë, Heroes Den Bosch.

Kjo ndeshje luhet si e vlefshme për grupin H të FIBA Europe Cup dhe dy ekipet e kanë nisur me nga një humbje në javën e kaluar, ku Peja u mposht nga Chemnitz e Den Bosch nga Spojnia.

Në përgjithësi ky sezon ka nisur pozitivisht për të dyja ekipet nëpër shtetet e tyre, sidomos për Pejën që në Kosovë është ende ekipi i vetëm pa humbje.

Ndeshja e sontme mes Pejës dhe Den Bosch luhet nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport si dhe YouTube. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.