Basketboll

Ndeshja e parë e ditës së sotme mes Istogut e Vëllaznimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot luhen dy ndeshjet e fundit nga xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Në duelin e parë takohen Istogu dhe Vëllaznimi, dy skuadra që deri më tani kanë vetëm nga një fitore dhe nga 4 humbje e sot synojnë ta përmirësojnë bilancin.

Vëllaznimi vjen pas një fitore madhore ndaj Yllit të Therandës e Istogu do të synojë një tjetër befasi, pas triumfit ndaj Bashkimit para pak javësh.

Sfida mes këtyre dy ekipeve luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.