Ekskluzive: Arti Hajdari afër rikthimit te P.C Prizreni?
Prishtinë(AsistiOnline) – Art Hajdari është larguar tashmë nga skuadra bardhekaltër edhe pse një gjë e tillë nuk është bërë zyrtare ende nga klubi apo lojtari, por kjo tashmë është një çështje e kryer.
Burime të AsistiOnline.com të afërta me klubin e Proton Cable Prizrenit, kanë treguar se Arti mund të prezantohet te skuadra bardhezi gjatë ditëve në vijim, aty ku kishte luajtur edhe para dy sezoneve dhe ishte ndarë shumë i kënaqur me tretmanin.
Në edicionin e kaluar, Arti ishte shpallur kampion i Kosovës me Pejën, duke qenë prej lojtarëve kryesorë të ekipit.
Arti këtë edicion e nisi te Prishtina, por për shkaqe të panjohura palët tashmë kanë ndërprerë bashkëpunimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.