Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshime në skuadër tek nënkampionia e Kosovës, Trepça.
Mitrovicasit që kanë ndarë rrugët me tre basketbollistë të huaj, Isaiah Manderson, Isaiah Ross dhe Devon Van Oostrum, janë në kërkim të përforcimeve të reja e njërin nga ta veçse e kanë gjetur.
LEXO EDHE:
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/11/03/ekskluzive-ndryshime-masive-te-trepca-largohen-keta-tre-basketbolliste/
AsistiOnline.com ka mësuar se Trepça me shumë gjasa do ta rikthejë në skuadër basketbollistin amerikan, Will Daniels.
Qendra amerikane edhe në edicionin e kaluar ishte paraqitur me mitrovicasit dhe kishte luajtur me mesatare prej 13 pikëve e 6.6 kërcime për ndeshje.
Gjatë verës dhe deri në muajin tetor, Daniels u paraqit me ekipin e Dorados në Meksikë në 12 ndeshje me 4.8 pikë.
/AsistiOnline.com/