Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Chemnitzi në top formë në Gjermani, Pejën sonte e pret punë e vështirë – AsistiOnline
Basketboll
#5 Van Beck Wesley, NINERS Chemnitz in Aktion im Spiel Würzburg Baskets - NINERS Chemnitz

Chemnitzi në top formë në Gjermani, Pejën sonte e pret punë e vështirë

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja sonte e pret Chemnitzin gjerman në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Ekipin tonë kosovar e pret punë tejet e vështirë sonte, ngase luan ndaj një ekipi që aktualisht po kalon në top formë.

Ekipi që mban emrin e qytetit të Chemnitz në Gjermani, një qytet me 100 mijë banorë, është prej ekipeve të para në tabelë në Bundesligë me 5 fitore e 1 humbje së bashku edhe me liderët e tjerë, Ulmin, Oldenburgun e Albën e Berlinit, shkruan AsistiOnline.com

Natyrisht që Peja sonte duhet të ketë kujdes të madh nëse e dëshiron fitoren, ngase gjermanët luftojnë deri në sekondën e fundit dhe jo rastësisht Gjermania sivjet e fitoi Kampionatin Botëror për meshkuj, duke konfirmuar faktin se basketbolli në këtë shtet është zhvilluar së tepërmi në vitet e fundit.

Chemnitzi sivjet u kualifikua direkt në grupin e FIBA Europe Cup, falë rangimit të mirë të ligës gjermane në nivel evropian nga FIBA.

Gjermanët momentalisht kanë 3 fitore nga 3 ndeshje, duke mposhtur të gjitha ekipet e grupit në ndeshjet e para dhe janë afër kalimit në fazën e dytë.

Chemnitizi edhe në stinorin e kaluar u paraqit në FIBA Europe Cup dhe ishte në grup me Golden Eagle Yllin, madje u kualifikua në fazën e dytë të garës si ekip lider nga grupi, por pastaj në raundin e dytë u eliminua dhe mbylli garat.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.