Basketboll

Peja sonte luan ndeshjen vendimtare ndaj Chemnitzit në ”Karagaç”

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare, Peja sot e luan ndeshjen vendimtare në FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi e pret në ”Karagaç”-in e nxehtë, skuadrën e fortë gjermane Chemnitz.

Aktualisht, ekipi i Chemnitz është lider i grupit me 3 fitore nga 3 ndeshje, Peja ka 2 fitore dhe 1 humbje, polakët e Spojnia Stargard kanë 1 fitore e 2 humbje dhe Den Boschi ka 3 humbje nga 3 ndeshje.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Chemnitz, ekipi gjerman e kishte mposhtur Pejën me rezultat goxha të thellë 98-72, por pas kësaj humbje Peja u këndell fuqishëm, duke i realizuar dy fitore me rradhë dhe sonte synon fitoren e kjo nuk është e pamundur, pasi Peja në ”Karagaç” ka ditur të mposht çdo kundërshtar dhe sigurisht që edhe sonte do të luftojë maksimalisht për fitore.

Ndeshja e sontme nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.