Basketboll

Peja mposhtet në fund dhe eliminohet nga faza e grupeve në FIBA Europe Cup

Peja është mundur nga PGE Spojnia Stargard me rezultat 87:91 (25:27, 21:19, 27:25, 14:20).

Takimi ka qenë mjaft interesant dhe me kthesa, duke ‘u luftuar’ nga të dy skuadrat.

Megjithatë, në fund, kur është vendosur për fituesin, skuadra polake ishte më e vëmendshme dhe fitoi 87:91.

Me këtë skuadra pejane përfundoi garat në FIBA Europe Cup, duke shënuar dy fitore e katër humbje, derisa ajo polake ka tri fitore e tri humbje.

Te vendasit u dalluan Justin Davis me 17 pikë e 16 kërcime, Urald King me 18 pikë e 18 kërcime, Jay Jay Chandler me 21 pikë e pesë kërcime dhe Arian Qallaku me dhjetë pikë, gjashtë kërcime e pesë topa të vjedhur.

Komentet janë të mbyllura.