Fehmiu dhe Vuniqi bashkë-komentuan pas një kohe të gjatë, ndeshja solli shumë emocione (FOTO)
Prishtinë(AsistiOnline) – Përpos rëndësisë së ndeshjes mes Pejës dhe Spojnias në kuadër të FIBA Europe Cup, kjo sfidë mbrëmë solli edhe emocione të tjera tek shikuesit që e ndoqën nga shtëpitë e tyre.
Pas një kohe të gjatë në bashkë-komentim u rikthyen edhe ikonat e kësaj lëmie në basketboll, Agon Fehmiu e Blerim Vuniqi.
Pas dy dekadave, adhuruesit e basketbollit patën rastin unik që në komentim ti dëgjojnë dy legjendat e ketij profesioni. Pas 20-të vjetësh legjendat e komentimit të basketbollit, Agon Fehmiu dhe Blerim Vuniqi u ribashkuan për një “Last Dance”. Bashkë-komentimi i tyre në ndeshjen e FIBA Europe Cup mes Pejës dhe Spojnia Stargardit, dha emocione të veçanta pasi shikuesit rikthyen kujtimet e kësaj dysheje të famshme të komentimit.
Me rastin e këtj ribashkimi, presidenti i KB Peja Fatmir Gashi i nderoi me mirënjohje për kontributin madhor në basketbollin kosovar që të dy figurat me të cilët, saherë që përmendet basketbolli, me patjetër na kujtohen dy zërat e njohur të komentimit të ndeshjeve basketbollistike.
Ajo çfarë vlen të ceket nga ky ri-bashkim, është fakti se dyshja morën shumë komente e komplimente pozitive nëpër rrjetet sociale, për profesionalizmin e treguar dhe punën e tyre në nxitjen dhe masovizimin e basketbollit në Kosovës.
Natyrisht që bashkë-komentimet e tilla të ringjallin ndjenjat dhe nostalgjitë e basketbollit kosovar ndër vite, ku kujtohen me ëndje momentet e bukura të basketbollit. Me këto dy figura që do të mbeten përherë në memorien e adhuruesve të basketbollit kosovar, që me zërin e tyre, këtë sport e bënë edhe më emocionues dhe tërheqës për publikun. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.