Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
ASISTI 557 pas pak në Sport 1 dhe pas ”Prime”-it në Klan Kosova – AsistiOnline
Basketboll

ASISTI 557 pas pak në Sport 1 dhe pas ”Prime”-it në Klan Kosova

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 557 pas një kohe të gjatë sjell Meraklitë e Basketit, grupin më simpatik dhe më aktiv të basketbollit në rrjetet sociale mbarëshqiptare për të diskutuar derbin Trepça – Peja dhe edicionin e sivjetmë të këtyre dy ekipeve në FIBA Europe Cup

Besim Xhemajli administratori i faqes Merakli t’Basketit dhe një kohë komentator i NBA në Artmotion  dhe Ardit Lipa një nga anëtarët më aktiv, fillimisht analizojnë paraqitjet e Pejës dhe Trepçës në FIBA Europe Cup e më pas debatojnë për superdebin Trepça – Peja dhe gjendjen aktuale në Prince Caffe Superligë.

Sonte vjen edhe analiza e xhiros 10 e elitës së basketbollit kosovar me ndeshjet tjera Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina, Proton Cable Prizreni – Vëllaznimi dhe Istogu – Bashkimi së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 557 sjell edhe basketbollin femëror, Ligën Ballkanike ku paraqitet Prishtina dhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë.

Krejt në fund nga NBA vijnë lajmet më të reja.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 557 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.