Super-ekskluzive: Petar Mijoviç mund të marrë drejtimin e Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i mirënjohur malazez, Petar Mijoviç mund të emërohet trajner i Sigal Prishtinës.
Kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin kryeqytetas, që kanë bërë me dije se palët janë në bisedime.
Mijoviç ishte edhe në të kaluarën pjesë e Prishtinës, derisa tash mund të vije në kryeqytet pas eksperiencës afro një vjeçare me Buduçnostin e Podgoricës me të cilët luajti në kompeticionin e dytë më të fortë evropian, Euro Cup si dhe në ABA Ligë.
Mijoviç edhe në të kaluarën ka drejtuar Prishtinën, derisa ishte edhe trajner i Bashkimit të Prizrenit.
AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se edhe Muhammed Thaçi është kontaktuar nga klubi bardhekaltër, por që ky i fundit është nën kontratë në basketbollin izraelit.
Mijoviç ka qenë trajner edhe në Francë tek Roanne, Poloni tek Slask Wroclaw, Hungari tek Atomeromu dhe siç e cekëm më lartë në Kosovë tek dy skuadra.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.