Basketboll

Ekskluzive: Edhe Bashkimi në garë për Mijoviçin

Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja e sontme e Bashkimit nga rivali lokal Prizreni, mund të ndryshojë gjërat tek ekipi portokalli.

Me shumë gjasa trajneri Edin Kërveshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritanishme, përderisa klubi tashmë duhet të mendojë për zëvendësin e tij.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, drejtuesit e Bashkimit tashmë kanë në mendje disa opsione dhe një ndër ta është edhe ish trajneri i klubit në të kaluarën, Petar Mijoviç.

Në fakt, Mijoviç është opsion momental për trajner edhe te Prishtina, për të cilin lajm para pak ditësh raportoi pikërisht AsistiOnline.com

Qëndroni me ne, sepse sigurisht shumë shpejtë do të kuptohet zgjedhja e klubit më të vjetër kosovar të basketbollit.

 

Komentet janë të mbyllura.